LËKUNDJE TË FORTA ZGJOJNË SHQIPTARËT NË ORËT E PARA TË MËNGJESIT

0

Një lëkundje e fortë në orët e para të mëngjesit të datës 26 Nëntor  ka tronditur shqiptarët duke i bërë ata të largohen nga banesat e tyre në gjendje paniku.

Tërmeti rregjistrohet të ketë qenë me magnitudë 6.4 dhe supozohet të ketë zgjatur rreth 30 sekonda.

Si pasojë e këtyre lëkundjeve të forta shumë banorë të Tiranës, Durrës dhe Thumanës kanë braktisur banesat e tyre dhe janë dendur në rrugë duke kërkuar një strehë për të mbrojtur veten dhe familjet e tyre.

Nga vëzhgimet e deritanishme, mësohet se në Thumanë dhe në Durrës ka patur shembje banesash dhe dyshohet për banorë të mbetur nën rrënoja. Ndërkohë në Tiranë rrugët janë mbushur me vargje makinash pasi banorët refuzojnë kthimin në shtëpitë e tyre.

A.GJ

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here