Leku në pozita favorizuese ndaj euros

Leku në pozita favorizuese ndaj euros

Monedha vendase  në tregun e këmbimit valuator në fund të kësaj jave ka rikthyer pozitën e saj favorizuese ndaj euros dhe dollarit. Sipas kursit të bankës Qëndrore, gjatë kësaj jave leku është forcuar ndjeshëm ndaj euros duke arritur  nivelin më të lartë për këtë vit rreth 140.29 lekë, pas një periudhe prej dy muajsh që 

Monedha vendase  në tregun e këmbimit valuator në fund të kësaj jave ka rikthyer pozitën e saj favorizuese ndaj euros dhe dollarit. Sipas kursit të bankës Qëndrore, gjatë kësaj jave leku është forcuar ndjeshëm ndaj euros duke arritur  nivelin më të lartë për këtë vit rreth 140.29 lekë, pas një periudhe prej dy muajsh që  ishte zhvlerësuar ndjeshëm. Dollari u vlerësua në kuotën e 108 lekëve duke rënë nga nivelet prej 110 lekësh ku arriti javën e kaluar.

Tregu i brendshëm duket disi i qetësuar pas një kërkese të lartë nga bankat për periudhën prill-maj. Ndërkaq, ekspertët vlerësojnë se leku ndaj euros mund të forcohet akoma më shumë gjatë muajve të verës.

Sipas ekspertëve, monedha europiane ka njohur një zhvlerësim të lehtë për shkak të krizës së eurozonës, përsa i përket zhvlerësimit sezonal nuk pritet të ketë përmasa të rëndësishme, pasi kriza pritet të kufizojë flukset hyrëse të valutës nga turistët dhe emigrantët. Në tregjet ndërkombëtare euro këmbehet me rreth 1.3 dollarë.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar