Leja e lindjes për nënat që punojnë

Leja e lindjes për nënat që punojnë

Më shumë se gjysma e nënave që punojnë mund të përdorin lejen e lindjes. Por një pjesë e tyre e gjejnë të pamjaftueshme lejen juridike që u jepet. Nënat e reja shprehen se periudha 5-6 mujore është e pamjaftueshme që fëmija të marrë kujdesin e duhur. Fëmijët 3-4 muajsh e kanë të vështirë të mësohen

Më shumë se gjysma e nënave që punojnë mund të përdorin lejen e lindjes. Por një pjesë e tyre e gjejnë të pamjaftueshme lejen juridike që u jepet.

Nënat e reja shprehen se periudha 5-6 mujore është e pamjaftueshme që fëmija të marrë kujdesin e duhur. Fëmijët 3-4 muajsh e kanë të vështirë të mësohen me dikë tjetër në vend të nënës së tyre. Idealja do të ishte leja njëvjeçare, si për fëmijën, ashtu  edhe për nënën.

Një pjesë e nënave që kanë fëmijë 3-4 muajsh dhe punojnë hasin vështirësi në punë me zbatimin e orarit dhe performancën e tyre. Por, leja e lindjes kushtëzohet edhe nga pozicioni i punës. Nënat që kanë një punë me kontratë të rregullt nuk kanë vështirësi, ndërsa ato që kanë probleme me kontratën duket se pas një viti janë  të përjashtuara nga puna.

Ky fenomen është shqetësues për nënat shqiptare dhe domosdoshmërish kërkon vëmendjen e autoriteteve përkatëse për ta ndryshuar. Zgjidhja mundëson edukim më të mirë dhe fëmijë më të shëndetshëm për shoqërinë shqiptare.

/Rabihana Halili/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar