Legalizimet, Lame: Faturat e prera llogariten me tarifat e reja

0

Familjeve në proces legalizimi, të cilat kanë bërë tërheqjen e faturës për truallin por nuk kanë bërë derdhjen e parave deri në miratimin e ndryshimeve ligjore, do t’u rillogaritet vlera e tokës me tarifat e reja që do të aplikohen.

Në një intervistë për Ora News, kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame ka shpjeguar në detaje procesin e legalizimeve, duke deklaruar se paratë e shqiptarëve nuk do të shkojnë dëm.

Sipas kreut të agjencisë së legalizimeve Artan Lame, kjo vlen për ata qytetarë të cilët brenda dy javësh nuk do të shlyejnë detyrimin financiar për parcelën ndërtimore, ndërsa ata që kanë kryer pagesën u mbetët vetëm të tërheqin lejen e legalizimit.

Gjatë intervistës Lame sqaroi se ndryshimet në ligjin e legalizimeve nuk parashikohet t’u kthehen lekët atyre që kanë bërë pagesën. Janë 50 mijë familjet që e kanë mbyllur këtë fazë dhe kanë të drejtën e tërheqjes së lejes.

Ndërsa ata që kanë përgatitur dokumentacionin, u janë prerë faturat por nuk kanë derdhur paratë , do t’u llogratiten faturat me faturat e reja që do aplikohen me hyrjen në fuqi me ligjin e ri.

Ndërkohë banorët që kanë blerë tokën në zonat informale dhe kanë ndërtuar banesat e tyre në tokë shtetërore por nuk kanë asnjë dokumentacion , në fillim duhet të paguajnë tokën e më pas të legalizojnë banesat.

/Enkeleda Cami/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here