Ledri dhe Geti nuk flasin? Përgjigjia e Ledrit

Dy reperët e famshëm shqiptarë Ledri Vula dhe Getoar Selimi janë përfolur për mardhënien e tyre shumë herë, madje kohët e fundit u tha se ata nuk flasin me njëri tjetrin. Ledri në një intervistë të tijën është shprehur se ata flasin por rrugët e tyre janë ndarë. “Nuk është që nuk foli, jetët kanë

Dy reperët e famshëm shqiptarë Ledri Vula dhe Getoar Selimi janë përfolur për mardhënien e tyre shumë herë, madje kohët e fundit u tha se ata nuk flasin me njëri tjetrin.

Ledri në një intervistë të tijën është shprehur se ata flasin por rrugët e tyre janë ndarë.

“Nuk është që nuk foli, jetët kanë marrë kahje tjetër. E kam në Instagram, nuk kam diçka kundër. E përcjelli çka bën, edhe me taku s’e kam problem. Çfarë ka ndodhë, ka ndodhë, njeriu me falë. Nuk është që m’ka bë asgjë hiç, ka ndodhë atëherë kur ishte qajo, prej atëherë nuk e kam pa të arsyeshme me ndejt aty, i kam pa si re të zeza edhe kam dashtë me u largu prej reve të zeza, kjo është. Nuk kam asgjë kundër, kisha pas qejf me pa mirë secilin, krejt këta Unikkatilin, Noizyn…”, tha Ledri.Madje, ai shtoi edhe disa fjalë për reperet femra, të cilat kohët e fundit po bëjnë ‘dissa’ me njëra-tjetrën.“Ma të fortë jemi me bë këngë bashkë sesa kështu duke u shty, femrat ja kanë nisë tashë me u shty. A po i pëlqen dikujt, kerkujt, s’po ju ka hije”, shtoi Ledri në KlanKosova.

P.Barjamllari

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar