LDK kërkon reformim rrënjësor, Mustafa: Nuk është koha për dorëheqje

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, nuk pranon të japë dorëheqjen pavarësisht zërave për reformë brenda partisë dhe premtimit se do të largohej në rast humbjeje. “Kemi punë shumë më të rëndësishme se dorëheqja. Do të punojmë në mënyrë që t’i kryejmë detyrat tona,” tha Mustafa në mbledhjen e Kryesisë. Kryesia e kësaj partie

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, nuk pranon të japë dorëheqjen pavarësisht zërave për reformë brenda partisë dhe premtimit se do të largohej në rast humbjeje.

“Kemi punë shumë më të rëndësishme se dorëheqja. Do të punojmë në mënyrë që t’i kryejmë detyrat tona,” tha Mustafa në mbledhjen e Kryesisë.

Kryesia e kësaj partie e konsideron veten fituese të zgjedhjeve, pasi LDK garoi e vetme dhe rezultoi partia më e madhe në Kosovë.

“Lidhja Demokratike e Kosovës falënderon të gjithë votuesit e saj, të cilët edhe një herë, me votën e tyre, e mbështetën fuqimisht LDK-në. Me votën e fituar si parti që ka garuar e vetme në zgjedhje, LDK-ja u konfirmua si partia më e madhe në vend,” thuhet në një deklaratë publike të saj.

Nga ana tjetër po shtohen zërat që kërkojnë reformim rrënjësor të LDK-së. Të parët që reaguan pas humbjes janë Naser Rugova dhe Frashër Demaj. Ky i fundit deklaroi se LDK-së i duhet ‘reformim i thellë dhe substancial’. Ndërsa Rugova në një shkrim të gjatë në profilin e tij në Facebook, (Fejsbuk) bëri thirrje për krijimin e një fryme të re brenda Lidhjes, që do të çonte në rifitimin e besimit të popullit.

/Romina Qama/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar