Lazio, Mauri: Juve e fortë, por ka disa të meta

Në prag ndeshjen e finales së kupës së Italisë ka folur edhe kapiteni i Lacios, Stefano Mauri. I ndalur ne konferncë për shtyp ai ka deklaruar: “Ne e dimë që luajmë gjithë sezonin në këto katër ditë. Deri tani kemi bërë mirë, tani duhet të “korrim” frytet e këtij sezoni, kjo është një ndeshje e

Në prag ndeshjen e finales së kupës së Italisë ka folur edhe kapiteni i Lacios, Stefano Mauri. I ndalur ne konferncë për shtyp ai ka deklaruar: “Ne e dimë që luajmë gjithë sezonin në këto katër ditë. Deri tani kemi bërë mirë, tani duhet të “korrim” frytet e këtij sezoni, kjo është një ndeshje e rëndësishme dhe do të luajmë si të ishte ndeshja e fundit”.

Për gjendjen e tij fizike kapiteni Lazio nuk ka dyshime: “Unë jam mirë, ndihem 100% në formë.” Presion mbi Lacion? “Ne duam të arrijmë të dy qëllimet.Së pari duam të fitojmë Kupën e Italisë dhe më pas të përfundojmë të dytët në kampionat duke mundur Napolin në ndeshjen e fundit. Unë mendoj se ky është Lacio më i fortë që unë kam luajtur ndonjëherë dhe kjo është një pikë në favorin tonë. ”

Klima Derby – “Per mua shtyrja e derbit me një ditë është veprim i drejtë për shkak se javën e ardhshme ne kemi ndeshje të rendësishme dhe një ditë pushimi është e rëndësishme, nuk e kuptoj gjithë këtë bujë që është krijuar.”

Kapiteni  “biancoceleste” beson në fuqinë e Juventusit. “Është një ekip shumë i fortë, por kanë dobësi dhe ne duam që t’i vëmë në vështirësi. Ne jemi duke punuar me disa zgjidhje taktike për ti ndalur ata “.

/Ermand Vrapi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar