Lazarati-Dorëzohet Mahmutaj, një tjetër grup dhe një snajper kërcënojnë policët

Gate Mahmutaj u vetëdorëzua në polici mbrëmjen e djeshme dhe mohoi akuzat e ngritura ndaj tij. I akuzuari si kreu i personave që sulmuan policinë deklaroi se nuk ka asnjë lidhje me sulmin. Por grupi hetimor thotë se deklaratat e tij janë kontradiktore. “Po ruaja bagëtinë, nuk kam lidhje me sulmin. U vetëdorëzova për të

Gate Mahmutaj u vetëdorëzua në polici mbrëmjen e djeshme dhe mohoi akuzat e ngritura ndaj tij. I akuzuari si kreu i personave që sulmuan policinë deklaroi se nuk ka asnjë lidhje me sulmin. Por grupi hetimor thotë se deklaratat e tij janë kontradiktore.

“Po ruaja bagëtinë, nuk kam lidhje me sulmin. U vetëdorëzova për të sqaruar pozicionin tim. Objektin që ju pretendoni, e kam përdorur për lopët. Nuk jam fshehur, prita të qetësohej gjendja dhe të dorëzohesha”- deklaroi Mahmutaj përpara prokurorëve.

Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë do të japë të enjten masën e sigurisë për Mahmutajn.

Arrestimi i Mahmutaj u shoqërua edhe me komentin e ministrit Saimir Tahiri në Fejsbuk (Facebook). “Dhe i 7-ti. Dorëzohet personazhi Gate Mahmutaj….Po u vjen radha të gjithëve. Krenar për Policinë e Shtetit”- shkruan Tahiri.

Gate Mahmutaj, emri i vërtetë i të cilit është Razip Rustem Mahmutaj, ishte shpallur prej dy ditësh në kërkim. Ai është dënuar me 22 vite burg në vitin 2001 për plagosjen e një efektivi policie, por përfitoi nga amnistia në vitin 2006.

Dy ditët e fundit policia arrestoi edhe 6 persona të tjerë të akuzuar për kultivim dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Policia-ka-asgjesuar-bimet-e-kultivuara-dhe-kanabisin-Gjirokaster-4-400x265   lllllllllllllllllllllll

Ndërkohë lazarati është kthyer në një fushëbetejë me mortaja, snajpera, mitraloza të rëndë dhe të lehtë, antitanke dhe autoblinda. Dje u plagosën dy barinj dhe një efektiv i FNSH-së së Shkodrës, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa janë kontrolluar 20 shtëpi dhe janë sekuestruar sasi të mëdha bimësh narkotike, makineri përpunimi dhe municione luftarake. Ndërsa në banesën e vëllait të Gate Mahmutajt u gjet një laborator përpunimi droge, po ashtu dhe sasi kanabisi.

Ndërsa sot një person i identifikuar si Altin Shurdhi së bashku me një grup prej 12 personash po qëllon me armë drejt efektivëve të policisë. Sipas njoftimeve paraprake është edhe një person me snajper që kërcënon jetën e policëve në aksion.

/Romina Qama/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar