Lazarat, vetëm familjet e besimtarëve nuk mbollën hashash

0

Jo  të  gjithë  në  Lazarat  kanë  mbjellë  hashash.  Të  paktën  40 familje  rezultojnë  që  nuk  kanë  mbjellur  asnjë  rrënjë  dhe nuk  u  është  gjetur  asnjë  armë  e  municion  në  shtëpi.

Siç  raporton  Panorama,  këto  familje  janë  besimtarë  të devotshëm  myslimanë.  Ata  nuk  e  kanë  mbjellë  hashashin pasi  nuk  ua  lejon  feja.

“Nuk  u  kemi  gjetur  asgjë  të  jashtëligjshme.  Ndryshe  nga fqinjët,  këto  familje  myslimane,  në  vend  të  hashashit  kishin mbjellë  qepë,  domate  e  perime  të  tjera,”  tha  një  prej oficerëve  të  policisë.

Ndërkohë  një  besimtar  mysliman,  që  sapo  kishte  krijuar familjen  e  re,  ka  preferuar  të  jetojë  në  një  banesë  modeste,  duke  refuzuar  vilën  dykatëshe  që  i  kishte  dhuruar  babai.

Arsyeja:  Është  e  ndërtuar  me  paratë  e  drogës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here