Lazarat, policia arreston 5 shtetas të tjerë

Policia arrestoi dje pesë persona të tjerë gjatë operacionit në Lazarat. Të arrestuarit janë Rustem Xhemal Mahmutaj, 19 vjeç, Teslim Xhemal Mahmutaj, 22 vjeç, Vandam Razip Mahmutaj, 19 vjeç dhe Hysen (Neni) Çela, 48 vjeç. Ata dyshohen se kanë qëlluar ndaj forcave të policisë  duke lënë të plagosur një punonjës policie. Pesë shtetasit akuzohen për

Policia arrestoi dje pesë persona të tjerë gjatë operacionit në Lazarat. Të arrestuarit janë Rustem Xhemal Mahmutaj, 19 vjeç, Teslim Xhemal Mahmutaj, 22 vjeç, Vandam Razip Mahmutaj, 19 vjeç dhe Hysen (Neni) Çela, 48 vjeç.

Ata dyshohen se kanë qëlluar ndaj forcave të policisë  duke lënë të plagosur një punonjës policie. Pesë shtetasit akuzohen për disa vepra penale si “vrasje e punonjësve të policisë e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim”, “mbajtje pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “kultivim i bimëve narkotike”.

Ndërkohë gjatë kontrollit në banesën e Vandam Mahmutajt policia sekustroi 1363 kg hashash, 8500 rrënjë bimë narkotike, 1000 fishekë, 225 gëzhoja, 1 granatë dhe një armë pistoletë.

Në total policia ka asgjësuar rreth 80 mijë rrënjë bimë narkotike dhe fidanë, si dhe një sasi mbi 12 ton e 800 kg kanabis sativa. Gjithashtu janë zbuluar edhe dy laboratorë përpunimi të drogës dhe municione e armë të ndryshme. Ndërsa janë arrestuar 13 persona të dyshuar për sulm ndaj policisë, kultivim dhe trafikim të lëndëve narkotike dhe shkatërrim prone.

/Romina Qama/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar