Lavezi “i shkel syrin” Interit

Lavezi “i shkel syrin” Interit

Sulmuesi i Paris SG, Ezekuel Lavezi, pranoi sot në një intervistë se ndjen nostalgji për Serinë A, duke i dhënë jetë zërave për një transferim të mundshëm tek Interi. Me kalimin e Mazarrit në drejtimin e zikaltërit, Interi shndërrohet automatikisht në favorit për të siguruar shërbimet e argjentinasit, gjithmonë nëse financat e klubit do të

Sulmuesi i Paris SG, Ezekuel Lavezi, pranoi sot në një intervistë se ndjen nostalgji për Serinë A, duke i dhënë jetë zërave për një transferim të mundshëm tek Interi.

Me kalimin e Mazarrit në drejtimin e zikaltërit, Interi shndërrohet automatikisht në favorit për të siguruar shërbimet e argjentinasit, gjithmonë nëse financat e klubit do të lejojnë këtë sforco.

Gjatë viteve tek Napoli, Mazarri dhe Lavezi ruajtën një raport të shkëlqyer dhe ky raport mund të jetë vendimtar për të lehtësuar transferimin.

“Do të më pëlqente që një ditë të rikthehesha në Itali. Nuk e di nëse kjo mund të ndodhë tani, por do të më pëlqente. Napoli është një qytet që më ka dhënë shumë dhe jam ndierë gjithmonë mirë atje. Nuk do të ishte e drejtë nëse do të thoja kurrë kurrë”, deklaroi Lavezi në një intervistë për rrjetin “Sky”.

Përsa i përket Mazarrit, fjalët e 28-vjeçarit ishin të qarta: “Nuk kam pasur kurrë një trajner që të punonte më mirë taktikisht se sa Mazarri. Më ka ndihmuar shumë që të rritem në nivelin tim, duke më thënë gjithmonë se çfarë duhet të bëja e ku duhet të përmirësohesha”.

/Dorjan Gjepali/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar