Inspektoriati i Mjedisit ka pezulluar lavazhet që ushtrojnë aktivitetin pa leje mjedisore, ndërkohë që kontrolet do të vijojnë në të gjithë vendin.
Në një postim në rrjetin social Facebook, ministri Koka ka postuar se janë evidentuar 120 subjekte në Tiranë.
Sipas ministrit, është firmousr urdhri për pezullimin e aktiviteteve të kundraligjshëm të lavazheve, deri në pajisjen e tyre me lejen mjedisore përkatëse, ndërsa thekson se “inspektorët do të kryejnë një kontroll të rreptë në të gjithë vendin”.
/Enkeleda Cami/