Largimi i Metës, Berisha: Partitë bëjnë zgjedhjet e tyre

Megjithatë, ai thotë se çdo parti bën zgjedhjet e veta. “Një debat i gjerë ka shpërthyer lidhur me njoftimet se LSI do të vendos të lërë qeverinë. Qëndrimi im ka qene dhe mbetet i pandryshuar se çdo forcë politike bën zgjedhjen që dëshiron. Natyrisht për mua, qeveria dhe qeverisja janë përgjegjësi që bëhen edhe me

Megjithatë, ai thotë se çdo parti bën zgjedhjet e veta. “Një debat i gjerë ka shpërthyer lidhur me njoftimet se LSI do të vendos të lërë qeverinë. Qëndrimi im ka qene dhe mbetet i pandryshuar se çdo forcë politike bën zgjedhjen që dëshiron. Natyrisht për mua, qeveria dhe qeverisja janë përgjegjësi që bëhen edhe me te madha në periudhe elektorale”, shkruan Berisha në profilin e tij në Facebook.

Berisha thotë se asgjë nuk do ta mund ta ndalë vendosmërinë e qeverisë për të zhvilluar një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm në përputhje me Kodin Zgjedhor. “Me këtë rast dua të siguroj zgjedhësit se asgjë nuk do të cenojë vendosmërinë e qeverisë për organizimin e një procesi zgjedhor te lire dhe te ndershëm në përputhje me Kodin Zgjedhor dhe Kushtetutën e vendit. Se dyti, dua te garantoj qytetaret se Kushtetuta e vendit ka te gjitha përcaktimet e qarta për zgjidhje plotësisht kushtetuese te çdo problemi institucional dhe se ajo do te respektohet me rigorozitet në frymën dhe germën e saj. Unë mbetem totalisht i përkushtuar të punojë me të gjithë energjitë e mia, në interesin më të mirë të qytetarëve dhe të vendit”, shkruan ai më tej.

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar