Laprakë, aksidentohet një student

0

Një aksident me pasojë plagosjen e një të riu ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e Laprakës në Tiranë.

Mësohet se një automjet ka përplasur një student, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur. I plagosuri është dërguar menjëherë në spital për të marr ndihmën e parë mjekësore.

Sipas mjekëve, i riu ndodhte në gjendje të rëndë për jetën. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here