Legjenda Kahn: Bale të vërtetojë që është “Tom Cruise”

Legjenda Kahn: Bale të vërtetojë që është “Tom Cruise”

Ish-portieri legjendar Oliver Kahn ironizon blerjen e Gareth Bale nga Reali i Madridit, një nga më të shtrenjtat në historinë e futbollit. Gjermani e konsideron të ekzagjeruar shifrën prej 91 milionë eurosh që klubi madrilen derdhi në arkat e Totenhemit për të marrë shërbimet e uellsianit. “Asnjëherë nuk ka pasur një diferencë kaq të madhe

Ish-portieri legjendar Oliver Kahn ironizon blerjen e Gareth Bale nga Reali i Madridit, një nga më të shtrenjtat në historinë e futbollit.

Gjermani e konsideron të ekzagjeruar shifrën prej 91 milionë eurosh që klubi madrilen derdhi në arkat e Totenhemit për të marrë shërbimet e uellsianit.

“Asnjëherë nuk ka pasur një diferencë kaq të madhe mes vlerës së vërtetë të lojtarit dhe shumës për transferimin e tij. Nëse Gareth Bale mund të bëhet Tom Cruise i ardhshëm, duhet ta vërtetojë këtë gjë”, ironizon legjenda e portës gjermane dhe Bajernit të Mynihut.

/Objektiv.al/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar