Lagarde: FMN e gatshme të ndihmojë Greqinë

0

Fondi Monetar Ndërkombëtar është shprehur se është i gatshëm që të ndimojë Greqinë, kjo gjë do të ndodhë nëse Greqia do ta kërkojë këtë ndihmë, ka deklaruar ditën e sotme drejtoresha e këtij fondi, Christine Lagarde.

Gjithashtu, Christine Lagarde u shpreh se: ”FMN- ja e ka ndjekur me vëmëndje situatën në Greqi që nga dita e parë dhe deri më sot, si edhe mënyrën si shkuan zgjedhjet dhe çfarë votoi popullli grek. FMN-ja do të jetë në çdo kohë e  gatshme për ta ndihmuar Greqinë në çfarë do kohe që në drejtim të FMN- së të dërgohet një kërkese nga qeveria greke për këtë ndihmë,” ka deklaruar Lagarde pa dhënë hollësi më të detajuara për këtë deklaratë.

FMN-ja gjithmonë u jep ndihmën e saj vetëm vëndeve me vështirësi të madhe ekonomike, por kjo vetëm nëse i vjen një kërkese nga qeveria e vendit që ndodhet në vështirësi ekonomike.

/Rovena Mydini/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here