Lacio kërkon Berishën pas largimit të Marketit

Lacio kërkon Berishën pas largimit të Marketit

Ishte menduar se Lacio pas largimit të Marketit do të drejtohej tek Ujkani, por bëjmë gabim kur mendojmë kështu. Pasi drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare kur  ka shprehur se do e “blindojë” portën me portierin e Kombëtares shqiptare,  u keqkuptua nga mediat. Nuk bëhet fjalë për Ujkanin por për Etrit Berishën. Duhet thënë se

Ishte menduar se Lacio pas largimit të Marketit do të drejtohej tek Ujkani, por bëjmë gabim kur mendojmë kështu.

Pasi drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare kur  ka shprehur se do e “blindojë” portën me portierin e Kombëtares shqiptare,  u keqkuptua nga mediat. Nuk bëhet fjalë për Ujkanin por për Etrit Berishën. Duhet thënë se ky është një tjetër duel i fituar nga Berisha, pasi ai e largoi Ujkanin nga të qenit titullar në kombëtaren tonë dhe kjo falë përgatitjes së Etrit Berishës.

Transferimi i tij tek Lacio do të vonohet disa javë pasi ai po pret marrjen e pasaportës Suedeze.

Ndonëse Etrit Berisha ka kontratë me Kalmarin deri më 31 dhjetor, presidenti Lotito nuk dëshiron të presë 5 muaj për të rrezikuar që ta humbasë. Një tjetër portier premtues te Lacio është edhe 19-vjeçari Tomas Strakosha, pasardhës i Foto Strakoshës.

 

/Bekim Bici/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar