Laçi largohet nga Evropa, tre të kuq në Moldavi

Laçi largohet nga Evropa, tre të kuq në Moldavi

Ka përfunduar aventura e Laçit në kupën e Evropës duke u skualifikuar  një nga skuadrat më të dobëta të këtij edicioni me dy disavantzhe. Ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultatin 0-1 në favor të Diferdang, ndeshje që u luajt në Korçë. Të gjithë në shpresoni tek një përmbysje rezultati, por ajo ka ndodhur vetëm

Ka përfunduar aventura e Laçit në kupën e Evropës duke u skualifikuar  një nga skuadrat më të dobëta të këtij edicioni me dy disavantzhe.

Ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultatin 0-1 në favor të Diferdang, ndeshje që u luajt në Korçë.

Të gjithë në shpresoni tek një përmbysje rezultati, por ajo ka ndodhur vetëm në pjesën e parë ku në minutën e 38 Nimani ka shënuar duke i rritur shpresat.

Me fillimin e pjesës së dytë gjithçka mbaron pasi barazoi në minutën e 55 Er Rafik shënoi edhe golin e dytë në të 75.

Këtu ishte fundi i ndeshjes më pas fillon loja “allashqiptarshe” ku Laçi ndëshkohet me tre të kuq, Ndreka në të 78, Vuçaj 86, Sefergjini 94 duke u larguar në mënyrën më të turpshme të mundshme nga gara.

/Ariglon Pali/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar