Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Beder



Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

vrioni

Kuvendi voton rishikimin e buxhetit

Kuvendi voton rishikimin e buxhetit

0 Komentet 🕔25.09.2014 - 15:53

Parlamenti votoi sot ndryshimet e bëra në buxhet, nw tw cilwn u bë rishpëndarja e fondeve dhe investimeve me një shtesë prej 3,1 miliardë lekë.

“Janë as më shumë dhe as më pak, po përtej objektivit ambicioz të vendosur së bashku me Fondin Monetar Ndërkombëtar, që qysh këtë vit na krijojnë mundësinë të financojmë uljen e defiçitit dhe të borxhit publik, edhe pse objektivi i vendosur bashkarisht me Fondin Monetar ishte që ulja e defiçitit dhe borxhit të fillonte vitin e ardhshëm”, u shpreh Kryeministri Edi Rama.

Kreu i Qevrisë bëri sqarimin sesi do të organizohen paratë e mbledhura mbi parashikimin e fillimvitit.

Infrastuktura do të jetë në prioritetin e Qeverisë. Një pjesë e parave do të shkojnë për  projekte infrastrukturore, të cilat kanë mbetur pezull që nga Qeveria e kaluar, po ashtu edhe  projekte të tjera të cilat janë konsideruar nga Qeveria e kaluar si kantiere për fushatën elektorale.

Një tjetër sektor i rëndësishëm është edhe ai shëndetësor.  Parashikohet vendosja e e helikopterëve të ndihmës së shpejtë në jug dhe në veri, blerja e autoambulancave, aparaturave të dializës në të dy skajet e vendit. Nga ana tjetër në lidhje me arsimin fëmijët, të cilët nuk kanë mundësi të blejnë libra do të ndihmohen me tabela elektronike.

Në këtë buxhet është përcaktuar fotografimi dixhital i territorit për shpronësimin e truallit për ndërtimin e xhamisë së Tiranës. Duke u ndalur në këtë argument Kreu i Qeverisë u shpreh se legalizimi është duke u bërë falas, pasi ish-pronarët po kompesohen nga buxheti i shtetit dhe  jo nga paratë që duhet të mblidhnin nga legazlizimet.

Tjetër pikë është edhe shlyerja e borxheve të prapambetura gjë që i jep ekonomisë një hov tjetër. “Sot presim përfundimin e auditit ndërkombëtar të angazhuar sipas programit me FMN, rezultatet e të cilit, do të na japin mundësi që të marrim dritën jeshile për ta çuar në 350 milionë dollarë pagesën e borxheve deri në fund të vitit. Për herë të parë në historinë e qeverisjes të mos kete preferenca politike dhe të mos kete korrupsion, qoftë në kthimin mbrapsht të parave të borxheve për kompanitë, qoftë në rimbursimin e TVSH-së, që më në fund është një problem i zgjidhur për kompanitë dhe është jashtë sistemit të korrupsionit”, tha Rama.

Parashikimet në rritje të buxhetit kanë bërë optimist edhe ministrin e Financave, Shkëlqim Cani për parashikimin e ebuxhetit për vitin e ardhshëm.

Nga ana tjetër Kryetari i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, Erjon Braçe përpos parashikimeve në rritje të të ardhurave krahasuar me një vit më parë ka kërkuar që Qeveria të marrë masa për të ulur evazionin tek mallrat e akcizës, që përfaqëson taksën me performancë më të ulet në buxhet.

/Objektiv.al/

 

 

Nuk ka Komente

Për momentin nuk ka komente!

Askush nuk ka lënë koment për këtë postim!

Shkruaj një koment

Adresa juaj e e-mail-it nuk do të publikohet. Plotësimi i fushave të domosdoshme është shënuar me shenjën *

Sondazh

A mendoni se me rezultatet e fundit Kombëtarja jonë e futbollit do të kualifikohet në Euro 2016?

View Results

Loading ... Loading ...

Moti

Sot E diel E hënë
It is forcast to be  Pjesërisht vranët at 7:00 PM CET on November 18, 2017
Pjesërisht vranët
18°/7°
It is forcast to be Mostly Cloudy at 7:00 PM CET on November 19, 2017
Mostly Cloudy
16°/5°
It is forcast to be Clear at 7:00 PM CET on November 20, 2017
Clear
13°/0°
Sot E diel E hënë
It is forcast to be Chance of 	
Shiu! at 7:00 PM CET on November 18, 2017
Chance of Shiu!
6°/-1°
It is forcast to be Mostly Cloudy at 7:00 PM CET on November 19, 2017
Mostly Cloudy
8°/-3°
It is forcast to be Clear at 7:00 PM CET on November 20, 2017
Clear
10°/0°
Sot E diel E hënë
It is forcast to be 	
Shiu! at 7:00 PM CET on November 18, 2017
Shiu!
11°/5°
It is forcast to be Mostly Cloudy at 7:00 PM CET on November 19, 2017
Mostly Cloudy
9°/1°
It is forcast to be  Pjesërisht vranët at 7:00 PM CET on November 20, 2017
Pjesërisht vranët
7°/-5°

Fjalë e urtë

Ku ka tym,ka edhe zjarr