Kuvendi i Kosovës ratifikon sot marrëveshjen

Kuvendi i Kosovës ratifikon sot marrëveshjen

Kuvendi i Kosovës pritet të miratojë sot në seancë plenare marrëveshjen e parë ndërkombëtare për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet  Kosovës dhe Serbisë si dhe  planin e zbatimit të saj. Në këtë seancë për herë të parë,deputetët do të shqyrtojnë Projektligjin për tregun dhe produktet e naftës në Kosovë, Raportin e Komisionit për Punë të Brendshme,

Kuvendi i Kosovës pritet të miratojë sot në seancë plenare marrëveshjen e parë ndërkombëtare për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet  Kosovës dhe Serbisë si dhe  planin e zbatimit të saj.

Në këtë seancë për herë të parë,deputetët do të shqyrtojnë Projektligjin për tregun dhe produktet e naftës në Kosovë, Raportin e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, si dhe Raportin e Punës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2012.
Subjektet  politike pritet të votojnë pro ratifikimit të marrëveshjes, përveç Lëvizjes Vetëvendosje, e cila do të kundërshtojë si brenda ashtu edhe jashtë Kuvendit.
Paraprakisht ka pasur qëndrime të ndryshme nëse marrëveshja duhet quajtur ndërkombëtare dhe nëse duhet miratuar edhe Plani i zbatimit të saj, por edhe kjo cështje do të diskutohet sot në mbledhjen plenare të Kuvendit.

 

 

/ Elta Liksenaj /

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar