Kuvendi debat për buxhetin e 2014-s, Rama: Buxheti i kthesës dhe rimëkëmbjes

0

Debati në kuvend për projektbuxhetin e vitit 2014 ka nisur me replika mes kryeministrit Rama dhe ish-kryeministrit Sali Berisha. Buxhet për të cilin opozita e ka deklaruar votën e saj kundra, pasi ajo e cilëson buxheti i krizës së re, të rrënimit, papunësisë, largimit të investitorëve të huaj dhe të shkatërrimit të biznesit të vogël.

Ndërkohë kryeministri Rama duke e krahasuar me buxhetin paraardhës deklaroi se buxheti i 2014-s shënon një kthesë në drejtimine rimëkëmbjes ekonomike.

“Buxheti i 2014 nuk është një buxhet elektoral, siҫ ishte buxheti i vitit që po mbyllet, por një buxhet i përballjes hapur symë sy me krizën ekonomike dhe katraurën financiare që kemi trashëguar. Buxheti i vitit 2014  nuk është një buxhet elektoral investimesh për të prerë shirita dhe për të thirrur: “Përpara, rrugë, rrugë, rrugë…’ duke zhytur vendin në borxhe dhe duke e katandisur qeverinë në një ‘Sude-Pazar’, por është një buxhet i shlyrjes së borxheve ndaj atyre që lëngojnë dhe po njësoj atyre që po falimentojnë në mirëbesim të Qeverisë që iku”, deklaroi Rama.

Gjithashtu shefi i qeverisë theksoi se taksa progresive ndan në mënyrë të drejtë barrën e taksave për qytetarët dhe bizneset duke i dhënë fund padrejtësive në të shkuarën.

“ 1 milionë shqiptar treguan qartësisht qëndrimin e tyre mes taksës së sheshtë, e cila mori frymën e shtresës së mesme, dërrmoi biznesin e vogël, varfëroi më shumë të varfërit dhe taksimit të ndershëm  do të hyjë në fuqi me 1 janar, për t’i dhënë forcë ekonomisë familjare të shqiptarëve dhe për të vënë drejtësi në ndarjen e barrës së taksave mes njerëzve dhe bizneseve të këtij vendi.

Ndërsa ish-kryeministri Berisha deklaroi se, “ Ky projektbuxhet është një akt i papërgjegjshëm, një mendje e sëmurë me zero njohuri ekonomike, model që është bazuar në zërat e brendshëm për të rrënuar një model real, një model që në të gjithë këto vite të mbetet ndër të paktat vende në Europë e të mos bjerë në krizë.”

/Erilda Sulika/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here