Kuvend, sot emërimi i Kreut të Gjykatës Kushtetuese

0

Kuvendi pritet te votoje sot ne séance  plenare dekretin e Presidentit Bujar Nishani për emërimin e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja.

Votimi per te kerkon shumice te thjeshte ne Kuvend. Kandidatura e tij u votua me shumice votash ne Komisionin e Ligjeve, duke  marre vote kunder nga deputeti i PS-se, Bashkim Fino.

Ne rendin e dites se punimeve te seances se sotme jane per shqyrtim edhe dy projektiligje, ai “Për  ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të    Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Indisë, për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal për tatimet mbi të ardhurat dhe kapitalin” dhe   Projektligji “Për sigurinë në anije dhe në porte”.

/Elta Liksenaj/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here