Edhe pse PS-ja ka fituar bindshëm këto zgjedhje parlamentare dhe Edi Rama do të jetë kryeministri i ri Shqipërisë, të majtët do te presin shtatorin për të qeverisur vendin. Ligji themeltar i shtetit e lidh momentin e krijimit të qeverisë me mbledhjen e parlamentit të ri. Neni 67 i kushtetutës sanksionon se presidenti e mbledh
Edhe pse PS-ja ka fituar bindshëm këto zgjedhje parlamentare dhe Edi Rama do të jetë kryeministri i ri Shqipërisë, të majtët do te presin shtatorin për të qeverisur vendin.
Ligji themeltar i shtetit e lidh momentin e krijimit të qeverisë me mbledhjen e parlamentit të ri.
Neni 67 i kushtetutës sanksionon se presidenti e mbledh kuvendin e porsa zgjedhur, jo më parë se data e përfundimit të mandatit të kuvendit paraardhës, por jo më voneë se 10 ditë pas mbarimit të këtij mandati. Pika 2 e këtij neni thotë, se kur presidenti nuk e ushtron këtë kompetencë atëherë kuvendi vetëmblidhet.
Duke qenë se mandati i kuvendit aktual përfundon në 7 shtator, atëherë parlamenti i ri do të mblidhet në harkun kohor nga 7 shtatori deri në 17 shtator. Neni 96 i kushtetutës jep parashikimet për zgjedhjen e kryeministrit, i cili emërohet nga presidenti me propozimin e partisë ose koalicionit që ka fituar zgjedhjet.
/Erzen Carja/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *