Shoqëria turke “Kurum” pas njohjes nga ana e qeverisë të të drejtës së kompanisë për rimbursimin e TVSH-së me vlerë 20 milionë euro dhe fitimit të kësaj të drejtë në gjykatë, përball me Drejtorinë e Tatimeve derdh në buxhet shumën prej afro 52 milonë eurosh nga çmimi total i blerjes prej 110 milionë eurosh, si
Shoqëria turke “Kurum” pas njohjes nga ana e qeverisë të të drejtës së kompanisë për rimbursimin e TVSH-së me vlerë 20 milionë euro dhe fitimit të kësaj të drejtë në gjykatë, përball me Drejtorinë e Tatimeve derdh në buxhet shumën prej afro 52 milonë eurosh nga çmimi total i blerjes prej 110 milionë eurosh, si pjesë e veprimeve për blerjen e hidrocentraleve “Ulëz-Shkopet”dhe “Bistrica I-II”.
Ky fakt është konfirmuar nga Ministria e Ekonomisë për gazetën “Shqip”. Gjithashtu kjo ministri bën të ditur se rimbursimi i TVSH-së ishte një proces që nuk lidhej direkt me privatizimin dhe njohjen e shumës prej afro 20 milionë “nuk nënkupton ulje të çmimit”.
Këto para do të përdoren nga ministria e Ekonomisë për likuidimin e faturave të prapambetura dhe për shlyerjen e kredive të marra paradhënie nga bankat. Në takimin me kryeministrin Berisha, Drejtori i kompanisë turke i ka kërkuar njohjen hapur të tatimeve të vlerës së rimbursimit, vlerë gati sa 17-18 për qind e vlerës së privatizimit të katër hidrocentraleve.
/Enkeleda Cami/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *