Kurti dhe Ahmeti lëvizin me urban

0

Kreu i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, dhe kryetari i ri i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ashtu siç kishin premtuar në fushatën elektorale, tashmë përdorin transportin publik për të lëvizur nëpër rrugët e kryeqytetit.

Qytetarët prishtinas shprehen të çuditur kur shohin dy krerët e lartë të politikës vendase të udhëtojnë në të njëtin autobus me ta. Një nga premtimet që dha Shpend Ahmeti gjatë fushatës për zgjedhjet lokale ishte se puna e parë që do bëntë ishte të shiste makinën “Audi” tip “Q7”, e cila deri më tani është përdorur nga ish-kryetari i komunës së Prishtinës, Isa Mustafa.

/Objektiv.al/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here