Kurteshi: Abuzimet seksuale, denoncimi tabu

Kurteshi:  Abuzimet seksuale, denoncimi tabu

Pas  një hulumtimi që është bërë në komunat e Kosovës, nga viti 2008 deri në vitin 2011, viktima të shfrytëzimit seksual kanë qënë 182 fëmijë. Nga rastet e raportuara femrat e abuzuara rezultojnë më shumë se 67 %  dhe meshkujt  me 33 % raste abuzimesh. Në shumicën rasteve dhunimet seksuale vijnë nga personat e rritur

Pas  një hulumtimi që është bërë në komunat e Kosovës, nga viti 2008 deri në vitin 2011, viktima të shfrytëzimit seksual kanë qënë 182 fëmijë.

Nga rastet e raportuara femrat e abuzuara rezultojnë më shumë se 67 %  dhe meshkujt  me 33 % raste abuzimesh. Në shumicën rasteve dhunimet seksuale vijnë nga personat e rritur dhe jashtë lidhjeve familjare.Megjithatë, sipas raporteve të prokurorisë dhe qendrave për punë sociale, në 3% të rasteve  bëhet fjalë për inceste.

Avokati i Popullit,Sami Kurteshi, fajëson organet e rendit për numrin e lartë të abuzimeve.
“ Ne kemi nxjerr një raport së bashku me organizatën Save the Children në Kosovë. Është shumë shqetësuese kjo dukuri. Fakti se ka abuzim seksual të fëmijëve në çdo vend asaj nuk mund t’i ik askush.” ka thënë Kurteshi.

Sipas tij kjo cështje  në shoqërinë e Kosovës është ende një temë tabu që  konsiderohet se nuk duhet raportuar. “Një prej qëllimeve të raportit është edhe kjo, përveç të dhënave që janë paraqitur për sjelljen e organeve shtetërore në raport me këtë fenomen të shëmtuar”, thotë Kurteshi.

Edhe Adile Shaqiri, zyrtare e lartë për mbrojtjen e viktimave të trafikimit në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, ka deklaruar se raporti paraqet realitetin, ku të dhënat janë marrë nga Qendrat për Punë Sociale,policia dhe institucione të tjera të rëndësishme.

“Pas shqyrtimit të një rasti, janë Qendra për punë sociale dhe policia që bëjnë identifikimin e parë, e referojnë për shërbime shëndetësore nëse vlerësohet edhe për një lloj ekspertize që kërkohet dhe normalisht rasti nëse vlerësohet se ka nivel të rrezikut, ne kemi partnerët tanë që ofrojnë shërbime strehimi. Në Kosovë kemi OJQ, që në kuadër të tyre kanë strehimore për strehimin e fëmijëve të abuzuar e keqtrajtuar në forma të ndryshme”, ka thënë Shaqiri.
 

/ Elta Liksenaj/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar