Kursi i këmbimit: Euro dhe dollari pësojnë rritje

0

Monedha e përbashkët europiane dhe dollari  kanë  shënuar sërish rritje ditët e fundit duke rikuperuar rënien gjatë festave të fundvitit.

Euro ka fituar 0.38 pikë ndërsa Dollari 0.51 pikë, duke shënuar rritje në treg.

Aktorët e tregut pohojnë se rritja e euros ka ardhur si rrjedhojë e faktit që bankat, sidomos ato të mëdhatë, kanë qenë aktive në këtë periudhë për blerjen e valutës, çka ka ndikuar në forcimin e monedhës së përbashkët.

Megjithatë, pritshmëritë për një rritje të vazhdueshme të euros mbeten të pakta. Aktorët e tregut pohojnë se oferta në euro vijon të jetë e lartë dhe kërkesa për të e dobët, ndërkohë që dhe qarkullimi i parasë vendase është i ulët.

Në 2018-n, monedha e përbashkët u zhvlerësua me gati 10 lekë, duke zbritur në ditët e fundit nën 123 lekë, niveli më i ulët në një dekadë.

Aktorët e tregut presin që luhatjet të jenë sërish të mëdha edhe këtë vit. Ndërsa oferta është e lartë dhe kërkesa për valutë relativisht e dobët, priten disa zhvillime si transaksionet e shit-blerjes së bankave (që rrit kërkesën për valutë), konvertimi i kapitalit nga euro në lekë (që rrit ofertën për valutë), apo dhe nxitja për të shpërndarë dividend nga kompanitë e huaja pas uljes së tij në nivelin e 8% (që rrit kërkesën për valutë, pasi kompanitë do transferojnë fitimin tek mëmat). Në këto kushte është praktikisht e pamundur të ketë një parashikim se si do të luhatet raporti mes euros dhe monedhës vendase përgjatë këtij viti

 

/J.Spaho/

 

auto_Screenshot_11548229476

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here