Kurbin, burg pa afat për autorin e vrasjes së dyfishtë

Kurbin, burg pa afat për autorin e vrasjes së dyfishtë

Gjykata e Shkallës së Parë në Kurbin la në burg pa afat 72-vjeçarin Ndue Gjini, i cili pak ditë me parë ka kryer vrasjen e dyfishtë, të 51-vjeçarit Luigj Vuka dhe 31-vjeçarit Dedë Vuka, xhaxha e nip. Krimi i dyfishtë ndodhi në fshatin Alk të Komunës Fushë Kuqe në Kurbin. I moshuari ka zbrazur automatikun

Gjykata e Shkallës së Parë në Kurbin la në burg pa afat 72-vjeçarin Ndue Gjini, i cili pak ditë me parë ka kryer vrasjen e dyfishtë, të 51-vjeçarit Luigj Vuka dhe 31-vjeçarit Dedë Vuka, xhaxha e nip.

Krimi i dyfishtë ndodhi në fshatin Alk të Komunës Fushë Kuqe në Kurbin. I moshuari ka zbrazur automatikun drejt fqinjëve, duke i lënë të vdekur në vend. Mësohet se shkaku ka qenë një grindje e çastit, e cila erdhi pas një konflikti të gjatë pronësie.

“Nuk munda më t’i duroja fyerjet e Luigj dhe Dedë Vukës, të cilët i kisha fqinj prej vitesh, prandaj i vrava”, deklaroi tha 72-vjeçari në gjykatë.

Sipas të moshuarit Ndue Gjini, një javë më parë ata kanë pasur një konflikt pronësie me fqinjët. “Nuk kam dashur t’i vras, por një orë përpara vrasjes në një lokal viktimat janë tallur me mua duke më fyer rëndë”, vazhdoi rrëfimin e tij autori i vrasjes së dyfishtë.

Policia e Kurbinit është në ruajtje të banesës së tij për të shmangur ndonjë hakmarrje të mundshme.

/Marenglen Kume/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar