Kundërpërgjigjet Dortmund poker në Ausburg

Kundërpërgjigjet Dortmund poker në Ausburg

Në javën e parë të kampionatit gjerman skuadra e Dortmundit i është kundërpërgjigjur fitores së Bajernit dje ndaj Mynsheglobasë në shifrat 3-1 duke fituar 0-4 në Ausburg. Pjesa e parë ka përfunduar në shifrat 0-1 ku realizuesi I golit në minutën e 24 ishte blerja e kësaj vere Aubamejang. Loja ka qenë po thuajse e

Në javën e parë të kampionatit gjerman skuadra e Dortmundit i është kundërpërgjigjur fitores së Bajernit dje ndaj Mynsheglobasë në shifrat 3-1 duke fituar 0-4 në Ausburg.
Pjesa e parë ka përfunduar në shifrat 0-1 ku realizuesi I golit në minutën e 24 ishte blerja e kësaj vere Aubamejang.
Loja ka qenë po thuajse e barabartë deri në momentin e shënimit të golit, në minutën e 66 po me Aubamejang.

Pastaj nuk kishte më histori pasi Dortmund mori lojën nën kontroll.
Në të 79 ish-i i Set-Etienit do të bëj hatrik në ndeshjen e tij të parë në kampionatin gjerman për ti lënë më pas vendin penalltisë së Levandofskit.

Rikthim fantastik ka bërë edhe Herta e Berlinit e cila ka shkatërruar 6-1 Eintrahtin e Frankfurtit

Rezultatet e Ditës së sotme në javën e parë të kampionatit gjerman

Bajer Leverkusen  3-1 Fraiburg

Hanover 2- 0 Volfsburg

Ausburg 0-4 Dortmund

Herta e Berlinit 6-1 Eintraht Frankfurt

Hofenhaim 2-2 Nurenberg

/Ariglon Pali/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar