Kukësi prek historinë, pranë kualifikimit në raundin e katërt

0

Kukësi nuk din të ndalet, fitorja e radhës ka ardhur në përballjen e sotme me ukrainasit e Metalurg Donjetsk me rezultatin e pastër 2-0.

Goli i parë për kuksianët është shënuar në minutën e gjashtë të takimit nga Malakrene. Përpjekjet e ukrainasve për një barazim kanë qenë të kota, pasi portieri Halili  vazhdon të bëj mrekullinë në portë bashkë me mbrojtjen e jashtëzakonshme.

Gjatë pjesës së dytë trajneri i Metarulg ka hedhur në fushë 3 sulmues, ndërsa për kuksianët shanset janë rritur edhe me shumë kur në minutën e 69-të takimit Morozyuk ka mare kartonin e dytë të verdhë duke e lënë skuadrën ukrainase me 10 lojtarë në fushë.

Minuta e 84 ka qënë vendimtare për skuadrën kuksiane, ku me anë të një supergoli të shënuar nga Malota, shanset për të kaluar në raundin e tretë të kupës UEFA, janë fare pranë.

Ndeshja e kthimit do të luhet pas një javë në Ukrainë, ku Kukësit i duhet të mbrojë rezultatin e arritur në stadiumin Qemal Stafa për të prekur ëndrrën europiane

/Elona Tereziu/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here