Kukësi, leksion boshnjakëve të FK Sarajevo

Kukësi, leksion boshnjakëve të  FK Sarajevo

Skuadra e vetme shqiptare që ka kaluar në turin e dytë në Ligën e Europës, ka mposhtur mbrëmjen e kaluar ne stadiumin “Qemal Stafa” ekipin kundërshtar, Boshnjakët e FK Sarajevo me rezultatin 3-2. Që të dyja ekipet kërkuan golin që në minutat e para të ndeshjes,ku boshnjakët kanë trembur të gjithë me një goditje në

Skuadra e vetme shqiptare që ka kaluar në turin e dytë në Ligën e Europës, ka mposhtur mbrëmjen e kaluar ne stadiumin “Qemal Stafa” ekipin kundërshtar, Boshnjakët e FK Sarajevo me rezultatin 3-2.

Që të dyja ekipet kërkuan golin që në minutat e para të ndeshjes,ku boshnjakët kanë trembur të gjithë me një goditje në tranversë e cila ishtë dhe rasti më i pastër për gol.

Vetëm në minutën e 23 Hoxha dërgon topin në rrjetë dhe kalon Verilindorët në epërsi. Vetëm 10 minuta iu është dashur miqve  për ti  habitur të gjithë në stadium pasi në minutën e 32 barazojnë shifrat me autogol të sulmuesit  të Kukësit, Popovic pas prekjes së topit me kokë gjatë një goditje dënimi, dhe vetëm pas 1 minute A.Haurdic realizon dhe golin e avantazhit për boshnjakët.

Në minutën e 45 gjatë një goditje të topit nga këndi,shtatlarti Popvic mposht portierin boshnjiak dhe realizon golin e barazimit  për Kuksianët.

Pjesa e dytë ka qënë e gjitha për ekipin Shqiptar të Kukësit ku në minutën e 56 Allmuca realizon golin e tretë  për Kuksianët, I cili i jep shpresa ekipit për të kaluar në turin e tretë të Europa Ligë.

 

/Klajdi Lleshi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar