Kukësi gati për boshnjakët e Sarajevës

Kukësi gati për boshnjakët e Sarajevës

Nënkampionët e Shqipërisë, verilindorët e Kukësit do të nisen ditën e sotme drejt Sarajeves ku i presin në shtëpinë e tyre kundërshtarët e FK Sarajevës. Kukësi ka zhvilluar dje seancën e fundit stërvitore në Kamzë, pasi sot në drekë në orën 14:00 do të niset drejt Sarajevës, ku e pret dhe sfida më e rëndësishme

Nënkampionët e Shqipërisë, verilindorët e Kukësit do të nisen ditën e sotme drejt Sarajeves ku i presin në shtëpinë e tyre kundërshtarët e FK Sarajevës. Kukësi ka zhvilluar dje seancën e fundit stërvitore në Kamzë, pasi sot në drekë në orën 14:00 do të niset drejt Sarajevës, ku e pret dhe sfida më e rëndësishme në historinë e klubit.

Ndeshja do të luhet në orën 21:00 në stadiumin  “Olympic s. Asim Ferhatović Sarajevo e vlefshme për kalimin në turin e tretë në Europa Ligë.

Të gjithë në skuadrën verilindore kanë shumë besim se do arrijnë të kualifikohen në turin e tretë. Lojtarët dhe drejtuesit janë të qartë për vështirësitë që i presin në fushë për sfidën e së enjtes dhe për atmosferën e zjarrtë në shkallët e stadiumit.

Ekipi do të lë hotelin dhe do të niset drejt Bosnjës, teksa udhëtimi nuk zgjat më shumë se 45 minuta, pasi janë me çarter. Ndërkohë skuadrës i janë bashkuar edhe 10 tifozë, të cilët kanë paguar paketën prej 300 eurosh. Ndërkohë që rreth 150 tifozë të tjerë do të jenë në Sarajevë, pasi do udhëtojnë me autobusë dhe makina private.

/Klajdi Lleshi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar