Kukës, Ndërmarrja e Ujësjellësit në ristrukturim

Kukës, Ndërmarrja e Ujësjellësit në ristrukturim

Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve në qytetin e Kukësit do të ristrukturohet duke nisur që nga personeli drejtues. Asambleja e kësaj ndërmarrjeje, e cila përbëhet nga 3 drejtuesit e njësive vendore, tani do të ketë 4 drejtues, me emërimin e të cilit pritet të marrin fund edhe problemet që shoqërojnë këtë ndërmarrje, por edhe ajo e

Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve në qytetin e Kukësit do të ristrukturohet duke nisur që nga personeli drejtues.

Asambleja e kësaj ndërmarrjeje, e cila përbëhet nga 3 drejtuesit e njësive vendore, tani do të ketë 4 drejtues, me emërimin e të cilit pritet të marrin fund edhe problemet që shoqërojnë këtë ndërmarrje, por edhe ajo e mungesës së ujit të pijshëm mjaft problematike në qytetin e Kukësit.

Hasan Halilaj, kryetari i kësaj asambleje ka theksuar se drejtuesi i ri duhet të marrë masa të forta për zgjidhjen e problemeve kryesore, si alternimin e punës, mirëmenaxhimin e rrjetit shpërndarës të ujit të pijshëm, kanalizimet etj.

Aktualisht Ndërmarja e Ujësjellës-kanalizimeve në këtë qytet po përballet me një sërë problemesh që nisin që nga furnizimi me ujë i banorëve, mospagesa e faturave të ujit të pijshëm, e deri tek mos shlyerja e pagave të punonjësve të administratës.

 

/Elona Tereziu/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar