Kukës, Kulla e Qëndresës po vidhet për skrap

Kukës, Kulla e Qëndresës po vidhet për skrap

Kulla e Qëndresës në Kukës, e cila është ndërtuar në kujtim të vitit 1999, kur më shumë se 500 mijë shqiptarë të Kosovës, të dëbuar nga trojet e tyre u vendosën në këtë qytet, ka filluar të vidhet për skrap. Faktin e kanë pohuar edhe drejtuesit e Bashkisë së qytetit, të cilët thonë se ky

Kulla e Qëndresës në Kukës, e cila është ndërtuar në kujtim të vitit 1999, kur më shumë se 500 mijë shqiptarë të Kosovës, të dëbuar nga trojet e tyre u vendosën në këtë qytet, ka filluar të vidhet për skrap.

Faktin e kanë pohuar edhe drejtuesit e Bashkisë së qytetit, të cilët thonë se ky objekt është vënë në shënjestër të keqbërësve, të cilët po e bastisin atë çdo ditë, ku ditët e fundit shumë pjesë të saj metalike janë vjedhur.

Kulla ka filluar të ndërtohet në vitin 2003, ku u mblodhën plot 90 mijë euro nga komunat e Kosovës dhe janë dashur disa vite punë për përfundimin e saj.

Kjo kullë mbart një rëndësi të veçantë, pasi është i pari monument i historisë së përbashkët të një kombi të ndarë kushtuar simbolit te qëndresës dhe mbijetesës tonë të përbashkët.

/Elona Tereziu/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar