Kukës, atentat me armë. Plagosen 3 persona

Kukës, atentat me armë. Plagosen 3 persona

Mbrëmjen e djeshme në Kukës , si pasojë e një atentati me armë zjarri kanë mbetur të plagosur 3 presona. Ngjarja ka ndodhur në hyrje të qytetit të Kukësit, ku persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim në Ardian Trotës i cili gjendej i ulur në lokalin e tij bashkë me dy

Mbrëmjen e djeshme në Kukës , si pasojë e një atentati me armë zjarri kanë mbetur të plagosur 3 presona. Ngjarja ka ndodhur në hyrje të qytetit të Kukësit, ku persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim në Ardian Trotës i cili gjendej i ulur në lokalin e tij bashkë me dy persona të tjerë.

Gjatë këtij atentai kanë mbetur të plagosur Ardian Trota, Besnik Axhami dhe Osman Voka të cilët janë dërguar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë, në drejtim të këtyre tre personave është qëlluar me automatik kallashnikov dhe në vendngjarje janë gjetur 20 gëzhoja plumbash, autorët e atenatit kanë mundur të largohen nga vendngjarja.

Drejt qytetit të Kukësit janë dërguar ekspertë të Tiranës për të nisur hetimet rreth identifikimit të autorëve dhe motiveve që kanë çuar në këtë ngjarje të rëndë.

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar