Kujdesi për dhëmbë të bukur dhe të shëndetshëm

Kujdesi për dhëmbë të bukur dhe të shëndetshëm

  Furça e dhëmbëve nuk  është instrumenti i vetëm për të patur dhëmbë të bukur. Ushqimet kanë një rol të rëndësishëm për të luftuar kariesin, për të patur një frymëmarrje sa më të këndëshme dhe për të larguar gurëzat. Dieta është e nevojshme për të eleminuar grumbullimin e gurëzave dhe pllakëzave mbi dhëmbë. Vendos në tavolinë ushqime që

 

Furça e dhëmbëve nuk  është instrumenti i vetëm për të patur dhëmbë të bukur.

Ushqimet kanë një rol të rëndësishëm për të luftuar kariesin, për të patur një frymëmarrje sa më të këndëshme dhe për të larguar gurëzat. Dieta është e nevojshme për të eleminuar grumbullimin e gurëzave dhe pllakëzave mbi dhëmbë.

Vendos në tavolinë ushqime që favorizojnë vetdetersionin, psh lëri rrugë të lirë sherebelës. Përdor gjethet e freskëta që funksionojnë si një furçë natyrale. Sipërfaqja e tyre e ashpër funksionon njëlloj si një makinë fshirëse. Për të arritur rezultate sa më të mira dhe për të pastruar në thellësi, është e nevojshme që ta lëvizim gjethen me gishtin tregues mbi dhëmbë dhe mishëra.

Të përkryera janë dhe sallatrat, mollët, portokallet, finokët që janë të pasur me fibra dhe përbëjnë një element zbardhues mbi dhëmbët tuaj. Pi të paktën 2 litra ujë në ditë dhe mbaje në gojë si të ishe duke bërë një shplarje: kështu pastron dhëmbët dhe rimineralizon smaltin. Në të vërtetë në ujë ka gjurmë fluori, një substancë që bllokon aktivitetin e bakterieve që favorizojnë kariesin, për këtë arsye herë pas here ha ndonjë kivi apo sallatë me domate që janë njëlloj të pasura me këto minerale.

Mos i përjashto  qumështin, djathërat e freskët dhe thjerrëzat; përmbajnë fosfor, një komponent i rëndësishëm i smaltit që ndikon në rimineralizimin e dhëmbëve.

Kundër  kariesit
Arrat dhe drithërat ekuilibrojnë pehashin e pështymës duke forcuar kalciumin e dhëmbëve. Përdor mjaltin në vend të sheqerit; përmban vitamina dhe kripëra minerale të çmuara për shëndetin e gojës dhe të dhëmbëve. Thuaji po perimeve: kanë një rol të rëndësishëm veçanërisht në se konsumohen të njoma për veprimin e tyre detergjent mbi sipërfaqen e dhëmbëve. E njëjta gjë vlen dhe për frutat e freskëta.

Frymëmarrje e këndshme
Pi shumë lëngje gjatë ditës. Shpërqëndrimi në të vërtetë shkakton alitozë, goja thahet dhe pështyma bëhet acide. Dhe mentja është e përkryer: riaktivizon funksionimin e aparatit gastrik dhe të mëlçisë. Gjethet e saj përmbajnë mentol, një acid i spikatur për veprimin e tij kundër tharjes së gojës. Përtyp jamball. Glicirizina që ai përmban pengon formimin e pllakave dhe reagon kundër streptokokut, bakterit që krijon karies. Vendos në tavolinë lakrat, por dhe rrepat që janë të pasura me vitaminë K që eviton trejen jonormale shpesh e përgjegjshme për erën e pakëndshme të gojës.

12 rregulla për buzëqeshje perfekte 
1. Evito ushqime si: hudhrat dhe qepët që mbajnë erë të rëndë
2. Konsumo me rregull djathrat me yndyrë. Një tejkalim mund të provokojë vështirësi në tretje dhe për pasojë një erë të rëndë.
3. Përpiqu ta mbash gojën e njomë. Pështyma eleminon bakteriet. Pra pi shumë ujë dhe elemino pijet alkolike.
4. Përtyp herë pas here gjethe sherebeli, sallate apo lëkurën e një portokalli: do ta kesh frymëmarrjen më të freskët.
5. Pas ëmbëlsirave pi një lëng të përgatitur nga gjethet e mentes dhe të ëmbëlsuar me një lugë mjaltë. Ka një efekt rifreskues. (Ziej dhjetë gjethe menteje në një enë me ujë për 5 minuta). Mund të përdorësh dhe një mollë të grirë, të përzier me lëng limoni dhe të ëmbëlsuar me një lugë sheqer.
6. Në qoftë se i ke dhëmbët e dobët, në mëngjes pi një gotë me qumësht për të forcuar kalciumin.
7. Pi një gotë me lëng të freskët sallate 2-3 herë në ditë: pastron frymëmarrjen, parandalon gripin dhe forcon imunitetin.
8. Pastro dhëmbët me pak ujë të oksigjenuar të përzier me pak ujë. Ky mikrolavazh ka një funksion efikas antibakterial.
9. Pasi i keni pastruar dhëmbët, shplajeni gojën me një përzierje borziloku dhe dëllinje. (Përziej në një gjysmë litri me ujë të ngrohtë 30 g borzilok dhe 30 g dëllinjë. Përzierjen ruaje në një vend të freskët).
10. Në qoftë se je jashtë shtëpisë dhe nuk ke mundësi t i lash dhëmbët, pas të ngrënit shplaje gojën dhe përtyp ndonjë karrotë.
11. Për të ndihmuar tretjen çdo ditë pi qumësht dhe kos të athtësuar.
12. Në qoftë se do të freskosh frymëmarrjen, pas çdo ngrënie përtyp finok ose disa gjethe majdanozi të freskët pasi t’ i keni larë dhe tharë.

/Elta Liksenaj/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar