Kufizime energjie, remote në të gjithë vendin

Kufizime energjie, remote në të gjithë vendin

CEZ Shpërndarje njofton se kufizimet e energjisë elektrike do të vazhdojnë edhe sot, për shkak të një sërë remotesh në të gjithë territorin e Shqipërisë. Sipas njoftimit të CEZ, nga ora 09:00-15:00 do të ketë stakime të energjisë elektrike në disa zona të Tiranës dhe në disa komuna. Ndërprerje të energjisë do të ketë: Mëzez,

CEZ Shpërndarje njofton se kufizimet e energjisë elektrike do të vazhdojnë edhe sot, për shkak të një sërë remotesh në të gjithë territorin e Shqipërisë. Sipas njoftimit të CEZ, nga ora 09:00-15:00 do të ketë stakime të energjisë elektrike në disa zona të Tiranës dhe në disa komuna.

Ndërprerje të energjisë do të ketë: Mëzez, Valias, Kashar dhe Unaza e Re (pjesërisht), Yzberisht, fusha Misto Mame, Rinas dhe në komunat si  Shijak e Sukth, Komunat Shkallë, Shupal, Shëngjergj, Zallbastar e Shën Mëri. Kufizime do të ketë edhe për konsumatorët privat pranë autostradës Sukth-Durrës-Maminas-Shijak.

Gjithashtu njoftohet se do të ketë ndërprerje  të energjisë edhe në komunat Kelmend, Melan, Maqellarë, Fushë Kuqe e Gorre në Peshkopi. Komunat Sevaster Llakatund e Qendër në Vlorë dhe Komunat Grabian e Tërbuf në Lushnje do të  jenë pjesë e këtyre stakimeve.

Për këto kufizime, CEZ Shpërndarje kërkon edhe mirëkuptimin e konsumatorëve.

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar