Kuçi: Kosova ka ligje fleksibile edhe për marrëveshjen

Kuçi: Kosova ka ligje fleksibile edhe për marrëveshjen

Delegacionet nga Kosova dhe Serbia, pritet të fillojnë nesër një raund të ri negociatash në Bruksel. Në axhendën e temave për tu diskutuar do të jetë  edhe çështja e ndryshimeve ligjore që implikon zbatimi i marrëveshjes së 19 prillit. Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi është shprehur për radion ‘’Evropa e Lirë’’ se ende nuk dihet numri i

Delegacionet nga Kosova dhe Serbia, pritet të fillojnë nesër një raund të ri negociatash në Bruksel. Në axhendën e temave për tu diskutuar do të jetë  edhe çështja e ndryshimeve ligjore që implikon zbatimi i marrëveshjes së 19 prillit.

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi është shprehur për radion ‘’Evropa e Lirë’’ se ende nuk dihet numri i saktë i këtyre ligjeve. Por, sipas tij, Kosova ka ligje tejet fleksibile të cilat mund të jenë të zbatueshme edhe në rastin e implementimit të marrëveshjes.

“Grupet punuese do të udhëtojnë sot për në Bruksel dhe dy ditët e ardhshme do ta definojnë edhe më qartë edhe pozicionin e ndryshimeve që duhet të jenë, por edhe pozicionet tjera që janë me rëndësi në implementimin e marrëveshjes.Kosova ka pasur dhe ka ligje fleksibile të mjaftueshme edhe për implementimin e marrëveshje”, ka thënë Kuci.

Ai gjithashtu i ka ftuar  Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të jenë të vëmendshme, sidomos në mbikëqyrjen e zbatimit të detyrimeve që ka marrë pala serbe.

Ndërkohë kryeministri i Serbisë, Ivica Dacic ka thënë se grupet punuese të dy shteteve do të identifikojnë ligjet për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit.

Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë bashkë me planin e zbatimit, pritet të dalë për ratifikim në Kuvendin e Kosovës. Komisioni për Legjislacion planifikon të ftojë zëvendëskryeministrin Hajredin Kuçi,  për një informatë në lidhje me ndryshimet e mundshme në ligje.

 

 

/ Elta Liksenaj /

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar