Kthehet lagështira te Kirurgjia, dy muaj pas rikonstruktimit

Kthehet lagështira te Kirurgjia, dy muaj pas rikonstruktimit

Dy muaj pas rikonstruksionit është rikthyer sërish lagështira tek Spitali i Kirurgjisë pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Spitali Nr.2 u rikonstruktua në prag të zgjedhjeve të 23 qershorit, ku u ndyshuan që nga lyerja, ndërrimi i dritareve, për të përfunduar në rregullimn e jashtëm të oborrit ku dhe u inagurua më vonë nga ministri

Dy muaj pas rikonstruksionit është rikthyer sërish lagështira tek Spitali i Kirurgjisë pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Spitali Nr.2 u rikonstruktua në prag të zgjedhjeve të 23 qershorit, ku u ndyshuan që nga lyerja, ndërrimi i dritareve, për të përfunduar në rregullimn e jashtëm të oborrit ku dhe u inagurua më vonë nga ministri Halim Kosova.

Vetëm dy muaj më pas çdo gjë duket si në fillim, muret kanë filluar të nxihen sërish ndërsa në tualete rubinetat rrjedhin.

Situata e vështirë e Kirurgjisë ka sjell shqetësim jo vetëm te pacientët, por edhe te personeli mjeksorë ku fillimisht u mendua që i gjithë shërbimi të transferohej tek Spitali Universitarë i Traumës, por ky vendim u kundërshtua me forcë nga mjekët duke e argumentuar këtë me faktin se Kirurgjia është zemra e QSUT-së dhe pa të, qendra e vetme terciare në vend nuk ka kuptim.

 /Elona Tereziu/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar