Kthehen 110 azilkërkues kosovarë nga Hungaria

Në orët e para të mëngjesit të sotëm kanw mbërritur në aeroportin “Adem Jashari” kontingjenti i parë me kosovarë që kthehen nga Hungaria. Zëri raporton se azilkërkuesit kanë mbërritur me një avion që ishte nisur posaçërisht për ta. Shumica e të kthyerve janë të rinj, por nuk mungojnë as familjarët.Ata kanë kaluar ilegalisht kufirin në

Në orët e para të mëngjesit të sotëm kanw mbërritur në aeroportin “Adem Jashari” kontingjenti i parë me kosovarë që kthehen nga Hungaria.

Zëri raporton se azilkërkuesit kanë mbërritur me një avion që ishte nisur posaçërisht për ta. Shumica e të kthyerve janë të rinj, por nuk mungojnë as familjarët.Ata kanë kaluar ilegalisht kufirin në kërkim të një jete më të mirë.

Ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi, i pranishëm në kthimin e tyre tha se nuk do pranohet azili në vendet evropiane. Kurse ambasadori i Hungarisë në Prishtinë, Lorent Balla tha se nga janari i këtij viti në vendin e tij kanë hyrë 5 mijë kosovarë.

/Laugert Qosja/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar