Kryetarja e KQZ-së tek “Bedër”: Duhet të edukohet brezi i ri

Kryetarja e KQZ-së tek “Bedër”: Duhet të edukohet brezi i ri

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lefterije Lleshi, zhvilloi sot një takim me studentët e Universitetit Hëna e Plotë – Bedër, ku foli mbi të drejtën e votës, të drejtën ligjore për personat që do të votojnë për herë të parë, si dhe mbi problematikat që shoqërojnë këtë proces. Znj. Lleshi u ndal tek edukimi

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lefterije Lleshi, zhvilloi sot një takim me studentët e Universitetit Hëna e Plotë – Bedër, ku foli mbi të drejtën e votës, të drejtën ligjore për personat që do të votojnë për herë të parë, si dhe mbi problematikat që shoqërojnë këtë proces.

Znj. Lleshi u ndal tek edukimi që duhet të marrin fëmijët që në shkollën fillore si dhe të kuptojnë rëndësinë e procesit zgjedhor. “Fëmijët duhet të mësohen të votojnë që në vogëli dhe ky është një ‘edukim pa para2 që u bëhet këtyre të rinjve. E drejta e votës është e drejtë të cilën njeriu e ushtron vetë, pa ndikimin e askujt. Duhet të punojmë për ta futur edukimin e votës që në shkollat fillore, që në edukatën qytetare, në mënyrë që fëmijët të mos kenë problem në procesin zgjedhor”, deklaroi ajo.

Gjithashtu kryetarja e KQZ-së u ndal edhe tek problematikat që e shoqërojnë këtë proces zgjedhor, ku shqetësues është fenomeni i votimit familjar si dhe neglizhenca që tregojnë qytetarët ndaj procesit të votimit.

“Problematikë e KQZ-së është votimi familjar, i mbetur prej kohësh një njollë e zezë e cila pengon të drejtën e votës. Duhet të votoni siç ju e mendoni dhe jo si të tjerët e mendojnë. Vota juaj ndryshon gjithçka, ndryshon qeveritë, ndryshon ekonominë”, përfundoi znj. Lleshi në fjalën e saj.

/Osman Stafa/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar