Kryeparlamentari serb: Nuk e kemi njohur Kosovën

Kryeparlamentari serb: Nuk e kemi njohur Kosovën

Kryeparlamentari serb, Nebojsha Stefanoviç, deklaroi sot se pavarësisht marrëveshjes së arritur, nuk ka ndryshuar akoma asgjë për sa i përket qëndrimit  zyrtar të Serbisë ndaj pavarësisë së Kosovës. Sipas tij , Kuvendi i Serbisë do të forcojë më tej diplomacinë e tij, në mënyrë që këtë fakt t’ua bëjë të ditur edhe shteteve që nuk e kanë

Kryeparlamentari serb, Nebojsha Stefanoviç, deklaroi sot se pavarësisht marrëveshjes së arritur, nuk ka ndryshuar akoma asgjë për sa i përket qëndrimit  zyrtar të Serbisë ndaj pavarësisë së Kosovës. Sipas tij , Kuvendi i Serbisë do të forcojë më tej diplomacinë e tij, në mënyrë që këtë fakt t’ua bëjë të ditur edhe shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën.

“Marrëveshja e Brukselit mes Beogradit dhe Prishtinës nuk do të thotë njohje të Kosovës dhe për ne është e papranueshme që kushdo qoftë ta interpretojë në këtë formë”, është shprehur Stefanoviç.

Madje, ai paralajmëron se Beogradi planifikon “një lloj presioni diplomatik” në mënyrë që në biseda me parlamentarët e vendeve të tjera që nuk e kanë njohur Kosovën t’ua shpjegojnë se marrëveshja e Brukselit nuk ka ndryshuar sa i përket qëndrimit të Beogradit ndaj pavarësisë së Kosovës.

“Parlamenti i Serbisë për këtë arsye në periudhën e ardhshme do të forcojë diplomacinë parlamentare, duke u bërë thirrje parlamentarëve të vendeve të tjera të vizitojnë Serbinë për t’ua shpjeguar pozicionet tona. Këtë do ta bëjnë edhe deputetët tanë me rastin e vizitave parlamenteve të huaja”,  ka vijuar më tej Nebojsha Stefanoviç.

/Elta Liksenaj/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar