Kryeministria, Ministria e Brëndshme, tani radha e kujt?

Kryeministria, Ministria e Brëndshme, tani radha e kujt?

Kryeministri Edi Rama publikoi disa ditë me parë fotografi të ambjenteve të brëndëshme të Kryeministrisë në gjëndje jo siç i takon këtij institucioni. Nga ana tjetër ish-kryeministri Berisha akuzoi z. Rama si shkaktarin e gjendjes aktuale të kryeministrisë. “…sapo hyri në Kryeministri, nisi pa asnjë prokurim, punimet në të katër anët, brenda dhe jashtë ndërtesës.

Kryeministri Edi Rama publikoi disa ditë me parë fotografi të ambjenteve të brëndëshme të Kryeministrisë në gjëndje jo siç i takon këtij institucioni. Nga ana tjetër ish-kryeministri Berisha akuzoi z. Rama si shkaktarin e gjendjes aktuale të kryeministrisë.

“…sapo hyri në Kryeministri, nisi pa asnjë prokurim, punimet në të katër anët, brenda dhe jashtë ndërtesës. Kështu, u rrëzuan mure, suvara, u shqepën parkete, tapete, perde, emblema dhe ai vetë i fotografoi ato. Dhe këto foto, ua serviri qytetarëve, sikur kjo ishte ndërtesa e qeverisë që mori në dorëzim nga armiku i tij dhe natyrisht, për të justifikuar punimet pa prokurime me të cilat mbushën xhepat, siç bëri si ministër i Nanos dhe kryetar bashkie”, shprehet z. Berisha në faqen e tij në “facebook”.

Ndërsa ditën e sotme përsëri kryeministri Rama publikon foto të ambjenteve të brëndshme, por këtë herë jo të Kryeministrisë por të Ministrisë së Brëndshme. “Ka edhe ende më keq se ç’është katandisur kryeministria, mjaft të shohësh për shembull mjediset e ministrisë që supozohet të jetë shembëlltyra e rregullit, disiplinës, pastërtisë”, – shkruan z. Rama sot në “facebook”.

Pas Kryeministrisë dhe Ministrisë së Brëndshme pyesim veten se kush nga institucionet e larta
shtetërore do ta ketë radhën?

Fotot e para të Kryeministrisë të publikuara nga z. Rama

e para e rames  e para e rames2

e apara e rames 1

Fotot e publikuara nga z. Berisha për Kryeministrinë

berisha3 berisha 2 berisha1

 

Fotot e fundit të publikuara nga z. Rama të Ministrisë së Brëndshme

mb3 mb1 mb2

 

/Osman Stafa/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar