Kryeministri sirian i mbijeton një sulmi me bombë

Kryeministri sirian i mbijeton një sulmi me bombë

Kryeministri i Sirisë, Vael el-Halki, i ka shpëtuar sot një sulmi me bombë që në shënjestër kishte autokolonën e tij në qendër të Damaskut, raportojnë mediat shtetërore siriane . “Shpërthimi terrorist në el-Mezzeh ishte një përpjekje për të synuar konvojin e kryeministrit. Doktori  gëzon shëndet të plotë dhe nuk është dëmtuar aspak “, raporton sot

Kryeministri i Sirisë, Vael el-Halki, i ka shpëtuar sot një sulmi me bombë që në shënjestër kishte autokolonën e tij në qendër të Damaskut, raportojnë mediat shtetërore siriane .

“Shpërthimi terrorist në el-Mezzeh ishte një përpjekje për të synuar konvojin e kryeministrit. Doktori  gëzon shëndet të plotë dhe nuk është dëmtuar aspak “, raporton sot televizioni shtetëror sirian.

Të paktën 6 persona mbetën të vrarë në shpërthim dhe rreth 20 të tjerë u plagosën. Televizioni sirian tregoi pamjet e automjeteve të dëmtuara rëndë dhe mbeturinat në zonën e shpërthimit, si edhe përpjekjet e zjarrfikësve për të shuar zjarrin e madh.

Ky sulm ndaj kryeministrit komentohet si një kundërshtim i fortë dhe goditje e ashpër për qeverinë, gjithashtu edhe si një veprim sfidues për të treguar se rebelët nuk janë tërhequr ende nga lufta e tyre.

 

/Jola Llozhi/

 

 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar