Kryeministri serb Vuçiç: Shqiptarët doni të nxirrnin Serbinë të poshtëruar BE: Policia Serbe profesioniste

0

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuviç ka shtuar më tej tensionin e ngjarjes të shënuar ditën e djeshme, ku valëvitja e flamurit të Shqipërisë solli acarimin e tifozëve vendas dhe ndërprerjen e ndeshjes.

Kreu i qeverisë serbe nuk I ka kursyer akuzat ndaj shqiptarëve duke i cilësuar “bandë zyrtarësh” ata që ndodhëshin në tribunën “VIP” të stadiumit të Beograditi. Vuçiç vazhdoi edhe më tej duke shtuar se ishin shqiptarët ata që provokuan situatën duke dashur të nxirrnin Serbinë si një vend jo-tolerant dhe të poshtëronin qytetarët e tyre.

“Ekstremistët shqiptarë synuan ta tregonin Serbinë si një vend jo-tolerant dhe të poshtëronin të gjithë qytetarët e saj. Ata donin të shkelin krenarinë tonë dhe ndaj një bande të rreme të zyrtarëve shqiptarë që ishin në tribunën e VIP-ave, kemi treguar një dallim të qartë midis nesh dhe atyre. Shteti do të marrë të gjitha masat ligjore për të ndëshkuar të gjithë ata që janë gjetur duke kryer vepra penale.”

Vuçiç tregon se ka njoftuar BE-së për incidentet e mundhsme : “Paralajmërova BE-në për incidentet 3 orë para ndeshjes. Shqiptarët u përpoqën të poshtëronin qytetarët  tanë. Ngjarja ishte e organizuar nga shqiptarët. Donin të na preknin krenarinë, por ne shpëtuam fytyrën tonë”.

BE: Policia Serbe profesioniste

Mbi situatën në Beograd ka reaguar zëdhëbësja e baroneshës, Ketherin Ashton e cila u shpreh se policia Serbe u tregua profesioniste gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri. Në një kumunikim për media Maja Koçijançic ka shruar se është e zhgënjyer për ndërprerjen e ndeshjes. “Policia serbe u tregua profesioniste. Jam e zhgënjyer për ndërprerjen e ndeshjes pasi ngjarjet sportive nuk duhet të ngatërrohen me politikën. Bashkimi Evropian nuk ka lidhje me incidentin”.

 

 

/Objektiv.al/

 

 

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here