Kryemadhi: Marrëveshja e 17 majit e ka goditur shumë Bashën

0

Monika Kryemadhi e ftuar te “5 pyetjet nga Babaramo” në  Report Tv thotë se ajo nuk shpreh simpati për paktin e Lulzim Bashës me Edi Ramën në 17 maj të 2017-ës. Por,  Kryemadhi  tha se  Basha ishte i detyruar pasi donte të dilte nga çadra në Bulevard. “E mirëkuptoj vendimin e Bashës për të shtrënguar duart me Ramën, por nuk e simpatizoj. Bashën, për hir të së vërtetës, marrëveshja e 17 majit e ka goditur shumë dhe e mban vet përsipër përgjegjësinë, duhet të kemi një lloj empatie për ta kuptuar arsyen se përse veproi në mënyrë të këtillë. Në vend të Bashës nuk do kisha shkuar e vetme në takim me Ramën, do shkoja me dëshmitarë. Por unë e pranoj vendimin e Bashës sepse kishte tre muaj në çadër dhe kërkonte të gjente një klauzolë. Prandaj them që kam empati, por simpati jo, absolutisht jo. Unë mendoj se zoti Basha e ka shumë të mundur që ta pozicionoj veten për të arritur objektivat që ka, por nga ana tjetër LSI-ja është shumë e qartë në lojën e saj politike, me prerjen e kokës së krimit të organizuar. Që do të thotë se largimi i Edi Ramës është një e keqe e domosdoshme  për PS-në dhe e mirë e domosdoshme për shqiptarët”, tha Kryemadhi.

monikaa ft babaramo

/R.Bakalli/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here