Krujë, 21-vjeçari plagos dy vëllezër

Krujë, 21-vjeçari plagos dy vëllezër

Mbrëmjen e djeshme në rrugën nacionale që lidh fshatin Borizanë me Fushë-Krujën, 21-vjeçari Gulit Stafa, ka qëlluar me armë gjahu në drejtim të furgonit ku ndodheshin dy vëllezërit Maja. Në të njëjtin furgon udhëtonte edhe nëna e tij. Policia e Krujës bën të ditur se dy vëllezërit Maja kanë mbetur të plagosur por tani janë

Mbrëmjen e djeshme në rrugën nacionale që lidh fshatin Borizanë me Fushë-Krujën, 21-vjeçari Gulit Stafa, ka qëlluar me armë gjahu në drejtim të furgonit ku ndodheshin dy vëllezërit Maja. Në të njëjtin furgon udhëtonte edhe nëna e tij. Policia e Krujës bën të ditur se dy vëllezërit Maja kanë mbetur të plagosur por tani janë jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur për arsye xhelozie. 21-vjeçari dyshonte se nëna e tij kishte lidhje jashtë martesore me Murat Majën, 42 vjeç. Policia menjëherë pas ngjarjes ka bërë të mundur arrestimin e 21-vjaçarit dhe ka dërguar në spital dy vëllezërit e plagosur.

21-vjeçari shprehet se nuk ka pasur ndërmend t’i vriste, por vetëm ti trembte. Ai tha se nuk mund të duronte fjalët e fshatit të cilat e bënë që i riu të merrte ketë vendim.

/Ejup Lila/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar