Kroacia, antarja e 28-të e BE-së

Kroacia, antarja e 28-të e BE-së

Kroacia mesnatën e sotme i është bashkuar zyrtarisht Bashkimit Evropian, duke u bërë kështu vendi i 28-të që merr këtë status. Kjo ngjarje e rëndësishme për Kroacinë ka mbledhur në Zagreb për të numëruar momentet e fundit para anëtarësimit, me mijra njerëz, duke përfshirë këtu zyrtarët më të lartë shtetëror të Kosovës, të vendeve të

Kroacia mesnatën e sotme i është bashkuar zyrtarisht Bashkimit Evropian, duke u bërë kështu vendi i 28-të që merr këtë status.

Kjo ngjarje e rëndësishme për Kroacinë ka mbledhur në Zagreb për të numëruar momentet e fundit para anëtarësimit, me mijra njerëz, duke përfshirë këtu zyrtarët më të lartë shtetëror të Kosovës, të vendeve të tjera nga rajoni dhe të BE-së.

Për gati dy dekada pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë dhe gjashtë viteve negociata të vështira për anëtarësim, tashmë Kroacia është bërë pjesë e BE-së.

Jose Manuel Barroso, presidenti i Komisionit Evropian, gjatë fjalës së tij iu drejtua kroatëve në gjuhën e tyre, por edhe në anglisht duke iu thënë: “Të dashur miq, mirë se vini në Bashkimin Evropian. Mirësevini në Unionin Evropian”.

Gjithashtu, kryeminsitri kroat Zoran Milanovic u shpreh se Kroacia është e gatshme për detyrën e re që sapo iu dha.

“Pavarësisht se çka thonë tjerët për ne, duhet ta dini se ne jemi shtet i njerëzve racional, që janë realist për veten dhe shtetin e tyre, dhe rolin e shtetit të tyre në Evropë dhe në botë. Kroacia e di se nuk po shkon larg asaj se ku është, ne po qëndrojmë aty ku jemi por, me përgjegjësi të reja, përgjegjësinë për të ndihmuar vendet tjera të rajonit që t’i përmbushin kriteret për BE-së, sa më parë të jetë e mundur”, tha ai.

/Sonila Qazimi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar