Kriza greke kthen 180 000 emigrantë në Shqipëri

Kriza greke kthen 180 000 emigrantë  në Shqipëri

18-20% e emigrantëve shqiptarë që prej vitesh jetonin e punonin në Greqi, janë kthyer në Shqipëri. Sipas një raporti të fundit nga Qendra Shqiptare për Konkurrueshmërinë dhe Tregtinë Ndërkombëtare, të botuar nga shtypi grek, deri tani janë kthyer në Shqipëri rreth 180 mijë shqiptarë. Sipas raportit, taksat e larta, rritja e kostove të jetesës në

18-20% e emigrantëve shqiptarë që prej vitesh jetonin e punonin në Greqi, janë kthyer në Shqipëri. Sipas një raporti të fundit nga Qendra Shqiptare për Konkurrueshmërinë dhe Tregtinë Ndërkombëtare, të botuar nga shtypi grek, deri tani janë kthyer në Shqipëri rreth 180 mijë shqiptarë.

Sipas raportit, taksat e larta, rritja e kostove të jetesës në Greqi, si dhe papunësia në shifra rekord me 27.4%, janë shkaqet kryesore të këtyre kthimeve.

“Kriza financiare ka detyruar shqiptarët të largohen nga Greqia për t’u riatdhesuar në vendin e tyre, edhe pse pas kaq kohësh nuk e njohin mirë atë. Pas shumë vitesh qëndrimi dhe jetese në Greqi, rikthimi në Shqipëri nuk është i lehtë për ta”, thuhet në raport.

“Disa vite më parë, autoritetet shqiptare tentuan ta bënin më të lehtë procesin e integrimit për të rinjtë që ktheheshin nga një qëndrim i gjatë në Greqi. Zyrat e emigracionit parashikojnë një ndihmë mujore prej 8 mijë lekë për familje, por vetëm 5% përqind e të riatdhesuarve kanë kërkuar që ta marrin këtë shumë”, shpjegon raporti.

Sipas Qendrës së Konkurrueshmërisë, vala e emigrantëve të kthyer pritet që të ushtrojë presion të fortë mbi shërbimet publike në vend, më së shumti mbi sistemin arsimor dhe atë shëndetësor. Shqiptarët e kthyer nga Greqia duhet të përballen me vështirësi të shumta, duke përfshirë edhe ato psikologjike  gjatë përshtatjes me rrethanat e reja.

 

 

/ Elta Liksenaj /

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar