Kriza ekonomike e pranishme tashmë prej disa vitesh në Europë ka ndikuar në përkeqësimin e shëndetit mendor të njerëzve. Sipas hulumuntimit të “King’s College” në Londër, kategoria e individëve me probleme mendore është aktualisht edhe më e prekura nga papunësia. Papunësia mes kësaj kategorie është rritur nga 12.7 përqind në 18.2 përqind dhe përgjithësisht janë
Kriza ekonomike e pranishme tashmë prej disa vitesh në Europë ka ndikuar në përkeqësimin e shëndetit mendor të njerëzve. Sipas hulumuntimit të “King’s College” në Londër, kategoria e individëve me probleme mendore është aktualisht edhe më e prekura nga papunësia.
Papunësia mes kësaj kategorie është rritur nga 12.7 përqind në 18.2 përqind dhe përgjithësisht janë prekur meshkujt dhe personat me nivele të ulta arsimimi. Shifra e personave me probleme të shëndetit mendor që kanë humbur vendet e punës nga 2006 deri në 2010 është dy herë me e madhe se shifra e personave të tjerë që kanë humbur punën e tyre.
Studimi tregon se përjashtimi shoqëror i kësaj kategorie përkeqëson situatën dhe rrit shanset për veprime të dhunshme deri edhe ekstreme.
Në qëndër të këtij studimi ishin 20 mijë persona nga 27 vende te Europës.
/Elta Liksenaj/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *